Tottenham ka një shans të artë për t’iu afruar Chelsea së vendit të katërt dhe ka gjetur golin e avantazhit kundër Wolves. Djemtë e Jose Mourinhos po luajnë në shtëpi kundër “Ujqërve” dhe kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 14-të.
Zbritje e bukur e Spurs dhe Steven Bergwijn finalizon me gol aksionin e skuadrës së tij. Goli i dytë në kampionat për sulmuesin holandez, i cili u transferua në merkaton e janarit nën urdhrat e Mourinhos.
Kundërshtari është i fortë, ndeshja është e gjatë, por fitorja e sotme e ngjit Tottenham në kuotën e 43 pikëve, dy më pak se vendi i katërt që të kualifikon në Champions League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al