VIDEO | Sfida e letrës higjenike, radha e Bares dhe Ismajlit për të performuar

schedule13:56 / 16/03/2020

Tashmë të gjithë janë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të Coronavirusit. Nuk bëjnë përjashtim as futbollistët, ku disa prej tyre kanë shpikur dhe një sfidë e cila po bëhet virale në rrjetet sociale.

Sfida “stayhomechallenge” ka bërë bashkë shumë emra të njohur të botës së sportit. Ajo konsiston në xhonglimin e një letre higjenike, ndërkohë që lan dhe duart.

Kjo sfidë po bëhet dhe tek kombëtarja shqiptare, ku ishte Eros Grezda ai që e filloi. Më pas ishin Vojvoda, Ndoj dhe Uzuni, të cilët u nominuan nga Grezda.

Mbrëmjen e djeshme stafetën e morën Kejdi Bare dhe Ismaili. Mesfushori i Malaga nominoi Rey Manajn, i cili ndodhet në Barcelonë, por që ende nuk i është përgjigjur nominimit. /abcnews.al

schedule13:56 / 16/03/2020