VIDEO/ Sezon i ri, Juventus i njëjtë! “Zonja” shtyp Sampdorian me “tris”

schedule22:50 - 20 Shtator, 2020

schedule 22:50 - 20 Shtator, 2020

Juventusi e ka nisur sezonin e ri në Serie A në mënyrën e duhur, duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Sampdorias. Për “Zonjën e Vjetër”, shënuan Kusulevski, Bonucci dhe Cristiano Ronaldo.

Talenti 20-vjeccar, i ardhur këtë sezon te Juventus, pati një debutim të shkëlqyer, duke shënuar një supergol në minutën e 13-të të takimit. Me këtë gol, u mbyll dhe pjesa e parë.

Në të dytën, Sampdoria tentoi disa herë barazimin, por ishte Leonardo Bonucci ai që në minutën e 78-të, do të shënonte golin e dytë për “Zonjën”, ndërsa 10 minuta më pas, Cristiano Ronaldo vendosi rezultatin final të sfidës në 3-0./abcnews.al

GOLAT/ JUVENTUS  3-0  SAMPDORIA