Pritej një fillim viti i vrullshëm, mirëpo “Andaluzianët” e Sevilla duket se nuk e kanë harruar zakonin e vjetër të pësimit të golave, teksa janë mundur në “Ramon Sanchez Pizjuan”, pasditen e kësaj të enjteje, nga “Baskët” e Athletic Bilbao, në përballjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Dy gola, një në minutën e 30’-të të pjesës së parë, nga Mikel Vesga dhe një në minutën e 76’-të nga “fantazisti”, Aitor Paredes u mjaftuan “Baskëve”, për të siguruar një fitore tepër të vyer në transfertën e vështirë “Andaluziane”, si dhe duke i zhytur edhe më thellë në krizë këta të fundit, të cilët vetëm sezonin e kaluar arritën të fitonin trofeun e Europa League.
Përsa i përket renditjes, në tabelën e La Liga, “Andaluzianët” e Sevilla mbesin në vendin e 16-të të renditjes, me 16 pikë, pas 19 javëve të para të kampionatit, duke mbetur vetëm 1 pikë larg “zonës së ftohtë” të rënies nga kategoria, ndërsa “Baskët” e Athletic Bilbao ngjiten në vendin e 3-të të tabelës, me 38 pikë, po aq sa Atletico Madrid e Barcelona. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Mikel Vesga, 0-1:
Goli i Aitor Paredes, 0-2:

