Tottenham shënon sërish katër gola kundër Wolfsberger dhe siguron kualifikimin në raundin e 18 të Europa League. Ekipi i Jose Mourinhos fitoi 4-0 në shtëpi ndaj rivalëve austriakë, të cilët i kishte mposhtur 1-4 jashtë fushe, duke siguruar një kualifikim të lehtë.
⏰ RESULT ⏰
⚪️ Spurs book place in last 16 with goals from Carlos Vinícius (2), Dele Alli & Gareth Bale
Favourites for the ?❓#UEL
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 24, 2021
Sfida u zhbllokua në minutën e dhjetë. Dele Alli realizoi një eurogol me roveshatë, duke gjetur golin e dytë për këtë sezon. Kaq për pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë të ndeshjes erdhën golat e Carlos Vinicius (dygolësh i sulmuesit brazilian) dhe Gareth Bale.
Përfundimisht 4-0 dhe Tottenham në raundin tjetër. Ecuria në Premier League nuk ka qenë e mirë deri tani dhe ekipi i Jose Mourinhos do të tentojnë fitimin e Europa League, për të siguruar edhe një tjetër objektiv: atë të kualifikimit në Champions për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al