E dyta ndeshje radhazi në kampionat që Viking shënon pesë gola. Ekipi norvegjez ku aktivizohen Zymer Bytyqi, Veton Berisha dhe Ylldren Ibrahimaj, të tre titullarë, mposhti 5-2 në fushën e vet Aalesund. I pari luan në krahun e majtë të sulmit dhe realizoi dy prej golave.
Bytyqi ka luajtur me të gjithë përfaqësueset e Norvegjisë, por ka vendosur të zgjedhë Kosovën në vijim. Në janar debutoi me dardanët në miqësoren ndaj Suedisë dhe tani pret debutimin në një takim zyrtar.
https://streamable.com/skxces
24-vjeçari gjeti golat në minutën e pestë dhe të 73-të. Goli i parë erdhi pas një goditje fluturimthi me të djathtën, ndërsa i dyti ishte një kryevepër. Ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit dhe topi në trekëndësh, duke u ngjitur në shifrën e 7 golave dhe 5 asisteve për këtë sezon.
LEXO EDHE: VIDEO/ Vikingët shqiptarë: 5 gola kuqezi në Norvegji, njëri shënon si CR7
Festë edhe për Veton Berishën. Qendërsulmuesi 26-vjeçar, i cili numëron 4 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e Norvegjisë, ktheu në gol një penallti në pjesën e dytë dhe tani është ngjitur në shifrën e 11 realizimeve.
https://streamable.com/2s39hv
Ndeshje pozitive edhe për Ylldren Ibrahimaj. Mesfushori 24-vjeçar është pjesë e Kosovës, me të cilën debutoi në miqësoren e janarit ndaj Suedisë, njësoj si Zymer Bytyqi. /abcnews.al