Gjermania mundi lehtësisht 0-4 Islandën në transfertë për eliminatoret e Botërorit 2022. Panzerat kontrolluan totalisht lojën, me nga dy gola për secilën pjesë.
Takimi nuk kishte shumë histori, por ajo që ra në sy ishte një rast flagrant i humbur nga Timo Werner. Në minutën e 61 të ndeshjes, sulmuesi gjerman me portën e boshatisur e dërgoi topin jashtë.
Janë bërë të shpeshta rastet e humbura të Werner si me kombëtaren ashtu edhe me Chelsean. Gjithsesi sulmuesi e gjeti golin në minutat e fundit, ku vulosi rezultatin përfundimtar 0-4. /abcnews.al/