Mund të konsiderohet një goditje “knock out”. “Zikaltërit” e Atalanta kanë dhuruar spektakël mbrëmjen e kësaj të mërkure në Dublin, teksa pas dy golave në pjesën e parë të sfidës kanë arritur të gjejnë edhe të tretin.
Sërish protagonist ishte “ylli” nigerian, Ademola Lookman, i cili pasi merr një pasim fantastik, nga “bomberi” italian, Gianluca Scamacca dhe me një goditje potente dërgon topin në rrjetë. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al