VIDEO/ Seferi nuk mjafton, Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Islandës

schedule22:36 - 6 Qershor, 2022

schedule 22:36 - 6 Qershor, 2022

Shqipëria e ka mbyllur në barazim ndeshjen e parë të Nations League ndaj Islandës në fushën e këtyre të fundit.

Pjesa e parë nuk ishte aq e qetë pasi të dyja ekipet tentuan portën.

Shqipëria ka qarkulluar mirë topin gjatë këtyre 45 minutave të para por edhe rastet përpara portës së Islandës ishin të konsiderueshme. Vendasit patën dy raste të mira por porta e Berishës mbeti e paprekur.

Më pas në minutën e 30-të, ishte sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi i cili kaloi në avantazh kombëtaren tonë.

Pjesa e dytë fillon në favor të Islandës, ku në minutën e 49-të, pas një gabimi në anën tonë të fushës, vendasit kanë përfituar dhe kanë nisur një kundërsulm ku më pas e realizuan në gol.

Më pas pjesa tjetër e minutave të mbetura ka qenë pothuajse si në pjesën e parë, një lojë që është zhvilluar më shumë në repartin e mesfushës.

Ndeshja e radhës është në datën 10 qershor ndaj Izraelit, në “Air Albania”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!