VIDEO/ Seanca gjyqësore bën xhiron e rrjetit: “Macja” shfaqet në vend të avokatit

schedule14:15 - 10 Shkurt, 2021

schedule 14:15 - 10 Shkurt, 2021

Avokati nga Teksasi, Rod Ponton, ka bërë bujë në rrjetet sociale me një gabim që i ndodhi gjatë një seance gjyqësore. Në vend të pamjes së tij, në platformën “Zoom” në ekran u shfaq një mace.

Teksa thoshte se asistentja e tij po mundohej të rregullonte çështjen, ai dëgjohet duke thënë se “Jam këtu direkt, s’jam një mace”.

Duke shkruar për këtë incident, gjykatësi Roy Ferguson, ka thënë se ajo shfaq “përpjekjet e komunitetit për të vazhduar përfaqësimin e klientëve të tyre në kohërat sfiduese për shkak të pandemisë”.

Video menjëherë sapo u publikua është bërë virale në rrjetet sociale:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!