VIDEO/ Saunders mbijeton 9 raunde, Alvarez konfirmohet “mbret” në peshën e tij

schedule09:19 - 9 Maj, 2021

schedule 09:19 - 9 Maj, 2021

Canelo Alvarez ka shtuar një tjetër brez kampioni në palmaresin e tij, teksa mbrëmë mundi britanikun Billy Joe Saunders me nokaut teknik në raundin e nëntë. Meksikani e nisi ndeshjen në sulm, duke dominuar në tre raundet e para dhe lëshuar disa goditje në fytyrë ndaj kundërshtarit dhe i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Edhe në raundin e katërt Canelo ishte në sulm, por Saunders arriti të mbrohej dhe mundi të dalë disa herë nga litarët pas furisë së grushteve të Canelo. Në raundin e pestë Saunders arriti të gjejë forcën dhe të sulmojë kundërshtarin, duke përfituar nga fiziku i tij, por Canelo arriti të mbrohej mirë.

Në raundin e gjashtë Saunders ishte më i ashpër dhe frontal dhe arriti të fitojë qendrën e ringut dhe të diktojë luftën me ritmin e tij. Në të shtatin Canelo erdhi më agresiv, por Saunders kishte fituar besim në vetvete.

Dhe në momentin më të mirë të britanikut, në mes të raundit të tetë, Canelo “u ringjall” dhe lëshoi disa goditje të njëpasnjëshme ndaj Saunders, që rezultuan të ishin fatale për Saunders. Me mbylljen e raundit të tetë, ai dhe trajnerët arsyetuan të mos dilnin në raundin e nëntë.

Me këtë fitore Canelo Alvarez konfirmohet si më i miri i peshave super të mesme dhe numëron plot tre breze të kampionit të Botës, WBA, WBC, që i posedonte para ndeshjes me Saunders dhe WBO, të cilën deri dje e mbante Saunders, por tani është pronë e Alvarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!