Jadon Sancho është padiskutim një nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse në një moshë shumë të re. Talenti anglez, i cili ka nisur sezonin e tij të tretë me Borussia Dortmund, ka shpërthyer dhe golat e asistet e tij i kanë dhënë verdhezinjve shpresë dhe optimizëm për fitimin e Bundesligës. Sezonin e shkuar, Dortmundi ishte shumë pranë, por sërish nuk ia doli të thyejë dominim e Bayern.
Këtë sezon, Sancho e ka nisur aty ku e la në fundin e edicionit të shkuar. Në Bundesligë, ai ka luajtur 7 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar plot 5 herë. Edhe në takimin e sotëm kundër Freiburg, numri 7 i Dortmundit asistoi golin e dytë, i cili u shënuan nga Achraf Hakimi./abcnews.al