Interi ka marrë një fitore rutinë 0-4 kundër SPAL-it, që matematikisht ka rënë nga Serie A. Lojtari më i mirë në këtë takim, ishte padiskutim Alexis Sanchez, me sulmuesin kilen që ishte në formë të shkëlqyer.
Golin e parë për zikaltërit e shënoi Candreva në minutën e 37-të, pas asistit të Alexis. Në të 55-ën, Biraghi do të dyfishonte. Pesë minuta më vonë, Sanchez do të gjente dhe rrjetën, ndërsa rezultatin final, e vendosi goli i Gagliardinit.
Interi me këtë fitore ngjitet në vend të dytë në Serie A, në kuotën e 71 pikëve. Juventusi kryesues numëron 77 pikë, ndërsa Atalanta me 70 dhe Lazio me 69, kompletojnë “Top4”./abcnews.al
SPAL – INTER 0-4
Candreva 37′, Biraghi 55′, Sanchez 60′, Gagliardini 75′