VIDEO/ Sampdoria reziston pak, vjen goli i parë i Juventusit të Pirlos

schedule21:05 - 20 Shtator, 2020

schedule 21:05 - 20 Shtator, 2020

Zhbllokohet sfida Juventus-Sampdoria, për llogari të javës së parë në Serie A. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të falë rrjetës së Dejan Kulusevskit.

Talenti suedez debuton me gol me bardhezinjtë, teksa kjo është edhe sfida e parë e Andrea Pirlos në stolin e kampionëve të Italisë.

20-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut, shfaqi menjëherë cilësitë e tij më të mira dhe realizoi një gol të bukur nga brenda zonës.

Goditje e zgjuar e Kulusevskit në cepin e largët të portës mike dhe topi në rrjetë, duke kaluar shumë shpejt Juventusin në avantazh. /abcnews.al