Pas dy triumfesh radhazi është ndalur edhe perfeksioni i Interit. Zikaltërit kishin përballë Sampdorian sot, që i sfidoi shumë mirë dhe arriti t’u marrë një barazim 2-2 në një ndeshje shumë të bukur.
Interi shënoi i pari me një gol mjaft të bukur të Dimarco në minutën e 18-të. Maya Yoshida barazoi për Sampdorian në të 33-ën, teksa në limitet e pjesës së parë Lautaro riktheu avantazhin për Interin.
Sampdoria u përgjigj me daljen nga tuneli për pjesët e dyta. Tommasso Aguello mposhti Handanovic dhe vulosi shifrat e kësaj ndeshje, pavarësisht presionit të djemve të Inzaghit për të ndryshuar fatin e betejës. Inter numëron 7 pikë pas 3 ndeshjesh. /abcnews.al