VIDEO/ Samiti “Ukrainë-Europa Juglindore”, kryeministri Rama mbërrin në Kroaci

schedule16:27 - 9 Tetor, 2024

schedule 16:27 - 9 Tetor, 2024

DUBROVNIK- Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacisë për të marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti më herët të mërkurën në Kroaci për një samit me liderët e Ballkanit , përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – ndërsa vendi i tij përpiqet të ndalë avancimet ruse në lindje të Ukrainës, me Kievin që kërkon më shumë ndihmë ushtarake.

Zelensky tha në platformën X se kishte mbërritur në Kroaci për të marrë pjesë në samitin që po mbahet në pjesën jugore të Dubrovnikut.

Samiti do të diskutojë për “përpjekjet ndërkombëtare për ta afruar paqen… si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha ai.

Kroacia ka pritur liderët e 12 shteteve rajonale dhe Zelenskyn në këtë udhëtim të tij për të siguruar mbështetje nga aleatët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!