Egjipti u eliminua nga Senegali në ndeshjen “Play-Off” të botërorit, ku kombëtarja e Mohamed Salah i dha “lamtumirën” kështu “Katar 2022” pas gjuajtjes së penalltive, ku senegalezët u treguan më të saktë.
Përsëri përballë “ruletës ruse” lojtarët egjiptian dalin të humbur, pasi edhe një muaj më parë humbën në finale ndaj Senegalit pas penalltive, ku këta të fundit fituan edhe trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Nëse një muaj më parë përballë “ruletës ruse” ishte çështje fati, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në ndeshjen e mbrëmshme, pasi një “tufë” lazerash ishin vënë në ndjekje të lojtarëve të Egjiptit.
Pamjet televizive dëshmojnë për skandalin që u transmetua në mbarë botën. Dhjetëra rreze lazer jeshile të projektuara në fushë nga një stilolaps shumë i zakonshëm me bateri “goditën” Salah me shokë, por edhe portierin e Egjiptit. Dy lojtarët kryesore në këtë takim në gjuajtjen e penalltive ishin të “goditur” nga tifozët e senegalez.
Jo vetëm Salah dhe portieri, pasi lojtarët e tjerë të Egjiptit dhe asnjë nga senegalezët, ishin gjithashtu në shënjestër të lazerëve, prandaj shumë pyesnin nëse një rezultat i tillë mund të konsiderohet i rregullt pavarësisht gjithçkaje.
Mbetet për t’u parë nëse Egjipti do të bëjë ankesë dhe cili do të jetë edhe qëndrimi i CAF-së (Confédération Africaine de Football) në rast të një ankese nga vendi i Afrikës së Veriut.
I mean, just look at this. Salah sails his penalty over… and surely anybody would, given the lasers.
Mane scores, Senegal wins the shootout, Egypt out of the World Cup pic.twitter.com/tgHmCmW8uu
— Henry Bushnell (@HenryBushnell) March 29, 2022
/f.a/abcnews.al