Është mbyllur pjesa e parë mes klasikes angleze, Manchester United-Arsenal, me “Djajtë e Kuq” që kryesojnë 1-0 falë një supergoli të McTominay. Mesfushori godet nga jashtë zone dhe shënon një gol fantastik në limitet e pjesës së parë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.
Të dyja skuadrat bënë një fraksion të parë të mirë të lojës. Emery i besoi krahun e majtë të sulmit Bukayo Saka, talentit anglez që shkroi historinë. Vetëm 18-vjeç, mëngjarashi bëhet lojtari më i ri që starton në një ndeshje mes Manchester United dhe Arsenalit.
HT | Manchester United – Arsenal 1-0
McTominay 45’