Milani ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Atletico Madrid duke merituar fitoren, që erdhi me golin e Junior Messias i hedhur në pjesën e dytë dhe në debutimin zyrtar në karrierë në Champions në moshën 30-vjeçare, duke qenë se karriera e tij realisht ka nisur 25 vjeç duke luajtur në kategoritë e ulëta.
Por, ndeshja ishte e mirë nga e gjithë grupi që duket se ka qenë totalisht perfekt në mbrojtje dhe cinik absolut në sulm me golin e shënuar me meritë dhe me një aksion të rrjedhshëm dhe me pasime.
Në sy ra dhe një moment i realizuar nga Alexis Saelemaekers ku bëri disa lëvizje interesante me topin ku më pas filluan duke e krahasuar me Ronaldinhon./h.ll/abcnews.al
Alexis Saelemaekers ? pic.twitter.com/8qP8iFg622
— Milan Posts (@MilanPosts) November 24, 2021