Sadio mane u pa i nervozuar pas ndeshjes së djeshme të Liverpool kundër Manchester United. Senegalezi nuk ishte përzgjedhur në formacioni dhe inati nuk i kishte dalë as pas fitores së “The Reds”.
Kamerat e fiksuan sulmuesin anësor, i cili nuk i zgjati dorën trajnerit Klopp në përfundim të ndeshjes. Trajneri gjerman po i takonte të gjithë lojtarët, por hasi në “rezistencën” e yllit të Liverpool.
Sigurisht gazetarët e Sky Sport nuk mund të mos e pyesnin Klopp për atë që ndodhi me Mane dhe trajneri i “The Reds” theksoi se nuk ka asnjë problem. “Nuk ka asnjë problem me Mane.
Thjesht dje, para stërvitjes së fundit, caktova formacionin dhe vendosa të aktivizoj Jota dhe të lija në stol Mane. Për këtë gjë është mërzitur, pasi nuk ia shpjegova vendimin tim. Zakonisht, para ccdo ndeshje, ua shpjegoj arsyen e lënies në stol”, tha Klopp. /abcnews.al