Chelsea-Liverpool është supersfida e javës së dytë në Premier League. Kampionët e Jurgen Klopp kanë dominuar pjesën e parë në sfidën që po luhet në “Stamford Bridge”, por pa arritur dot te goli.
45 minutat e para janë mbyllur 0-0, teksa Roberto Firminho dhe Timo Werner krijuan rastet më të rrezikshme për ekipet e tyre. Liverpool pati një mundësi shumë të mirë në minutën e fundit të pjesës së parë.
https://streamable.com/ghx4wp
Sadio Mane marshoi i vetëm drejt portës vendase, por Andreas Christensen e frenoi në mënyrë të parregullt. Karton i kuq për mbrojtësin danez dhe Chelsea i Frank Lampard me një lojtar më pak. /abcnews.al