Armando Sadiku po kalon një formë mjaft të mirë. Malaga e tij po fiton në shtëpi me Mirandes dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij, që kryesoi me rezultatin e ngushtë 2-1 deri në minutën e 79-të, kur miqtë barazuan përmes një 11-metërshi.
Adrian shënoi në pjesën e parë për Malaga me penallti. Zakonisht i ka ekzekutuar Sadiku, por këtë herë ka ndodhur ndryshe. Gjithsesi sulmuesi ia ka dalë të shënojë, madje një gol mjaft të bukur.
Pas një krosimi në zonë, Sadiku e ka dërguar topin më rrjetë dhe më pas ka nisur festa, por që nuk zgjati shumë. Takimi përfundoi me rezultatin 2-2 dhe skuadrat ndanë nga një pikë. Ky është goli i nëntë në kampionat për sulmuesin shqiptar, që është një prej lojtarëve kryesorë të spanjollëve të Malaga, që nuk po kalojnë një sezon të qetë. /abcnews.al