Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi nuk ia kanë dalë të shënojnë në ndeshjet e sotme me skuadrat e tyre. Kavajasi ishte në fushë nga fillimi në fund me Akhisarspor, që barazoi pa gola në transfertë me Balikesirspor. Sulmuesi i kombëtares mori një karton të verdhë në minutat shtesë.
Edhe Sadiku e nisi nga fillimi me spanjollët e Malaga, që barazuan 0-0 me Extramadura. Sulmuesi luajti 89 minuta, kurse mesfushori Keidi Bare qëndroi në fushë deri në fund. Një pikë në transfertë për Malaga, që kërkon t’i largohet sa më parë zonës së ftohtë.
Nëse dy sulmuesit e kombëtares sonë nuk shënuan dot në Spanjë e Turqi, është një mesfushor shqiptar që ka realizuar gol. Faton Andoni, me penallti realizoi për AEL Larissa, që u mund në shtëpi me Atromitos me rezultatin 1-2. / abcnews.al
?? Faton Andoni finds the net for AEL Larissa pic.twitter.com/JZPRCcYw9F
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 15, 2019