VIDEO/ Ruloti me më shumë se 100 kg kanabis në Kapshticë, reagon policia: Në pranga dy shtetas rumunë

schedule09:52 - 3 Prill, 2023

schedule 09:52 - 3 Prill, 2023

Mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës, u ndalua një rulotë që drejtohej nga një shtetas rumun, që ishte nisur në drejtim të Greqisë.

Në momentin e parë shtetasi rumun ka pretenduar se është biznesmen dhe se kishte ardhur në Shqipëri për pushime, së bashku me shtetase tjetër rumune.

Gjatë kontrollit të detajuar, policia gjeti dhe sekuestroi 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike, kanabis, me peshë totale 118 kilogramë.

LEXO EDHE: DETAJE/ Ruloti me rreth 100 kg kanabis në Kapshticë, shtetasi rumun i shoqëruar nga një femër: U hoq si biznesmen

Si rezultat, të dy shtetasit rumunë u vunë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me ata të DVP Korçë dhe autoritetet doganore.

Sekuestrohen 118 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihen në pranga 2 shtetas rumunë që tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë dhe autoritetet doganore në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Si rezultat i këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. C., 54 vjeç, banues në Ghimpajti dhe D. B., 36 vjeçe, banuese në Bukuresht, Rumani.

Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të Republikës së Shqipërisë, Policia Kufitare ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip Camper të markës “Fiat”, me drejtues shtetasin G. C. dhe pasagjere shtetasen D. B.

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al