Gjykata ka dhënën masën “arrest me burg” për dy rumunët që u kapën në doganën e Kapshticës me rreth 100 kilogram kanabis të fshehur në rulotin që po udhëtonin.
Çifti, Geroge Coman 56 vjeç dhe Daniela Buturugaru 38 vjeç, u ndaluan 3 ditë më parë në pikën kufitare dhe pas kontrollit në skaner të automjetit, u konstatua diçka e dyshimtë që detyro policin kufitare të ushtrojë kontroll më të imtësishëm.
Në seancën e sotme, çifti i ka qëndruar fjalëve që kanë thënë në polici se nuk ishin në dijeni për lëndën narkotike.
Prokuroria në vazhdim do të duhet të bëjë analizat e gjurmëve dalitoskopike për mjetën dhe lëndën narkotike.
Ata kanë deklaruar se në Shqipëri do të kalonin tranzit, pasi do të shkonin për pushime në Selanik.
Mbrojtja ka kërkuar një mëse sigurie më të lehtë, atë të mos lejimit të daljes nga territori i Shqipërisë.
Avokati i rumunëve Mateo Balli: Të dy shtetasit mohojnë të kenë dijeni për drogën. U kërkua masë më e lehtë, ndalim i daljes jashtë Shqipërisë.
Sasia e dyshuar është prova e prokurorisë dhe gjurmët e gishtave. Deklarojnë që kanë qenë turistë, kanë kaluar pushime dhe në Selanik. Të dy janë ndihmës kuzhinierë.r.t/abcnews.al