Eduart Rroca la Kukësin në verë dhe u bashkua me Istanbulspor në këtë sezon dhe duket se ky ka qenë vendimi më i mirë i mundshëm për anësorin nga Librazhdi.
Edhe sot 27-vjeçari ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me një gol shumë të bukur nga jashtë zone në ndeshjen në transfertë ndaj Boluspor, e vlefshme për javën e 16 të Ligës së Parë turke.
https://streamable.com/p038vp
Ish-sulmuesi i Kukësit e Luftëtarit arriti të tundë rrjetën në minutën e 44-t. Ky ishte goli i 5-të i Rrocës në kampionat në 11 ndeshje, teksa numëron edhe 5 asiste.
Shifra të frikshme të anësorit, që ka arritur “të eklipsojë” edhe një lojtar si Kristal Abazaj, që gjithashtu u bashkua me Istanbulspor në verë. Para pak ditësh u raportua se Rroca është nën vëzhgimin e trajnerit të kombëtares, Edy Reja /abcnews.al