VIDEO/ Rrëzim i keq dhe dhimbje, dëmtimi i Brojës shqetëson Edi Rejën

schedule16:16 - 14 Mars, 2021

schedule 16:16 - 14 Mars, 2021

Vitesse po fiton 1-3 në fushën e Utrecht, teksa Armando Broja e nisi ndeshjen titullar si gjithmonë. Sulmuesi i kombëtares kuqezi është golashënuesi më i mirë i ekipit me 9 gola në kampionatin holandez (numëron edhe dy asiste).

19-vjeçari pësoi një dëmtim në minutën e 72-të dhe u detyrua të largohej nga fusha e blertë. Sulmuesi shtatlartë u rrëzua keq gjatë një dyluftimi në zonë dhe trajneri e zëvendësoi menjëherë me Huisman.

Dhimbje e madhe për Brojën, siç dëgjohet edhe në video, teksa Edi Reja dhe të gjithë tifozët shqiptare shpresojnë të mos jetë ndonjë dëmtim serioz. Shqipëria nis eliminatoret e Botërorit Katar 2022 më 25 mars kundër Andorrës në transfertë.

Tre ditë më pas presim Anglinë në “Air Albania”, teksa më 31 mars është radha e miqësore me San Marinon. Lojtari nga Malësia e Madhe po kalonte një formë të mirë dhe po priste me padurim grumbullimin me kombëtaren kuqezi. /abcnews.al