Më shumë se 50 balena kanë ngordhur disa orë pasi dolën në breg në Australinë Perëndimore. Ndërsa, në total rreth 100 balena pilot u bllokuan në plazh rreth 400 kilometra në juglindje të Perthit.
Shërbimi shtetëror i parqeve dhe kafshëve të egra tha se po punonte me vullnetarë për të shpëtuar 46 balenat e mbijetuara.
Autoritetet njoftuan se ka mjaft vullnetarë, duke i bërë apel publikut që të mos dalin në plazh.
Ai paralajmëron për një sërë rreziqesh, duke përfshirë praninë e balenave të mëdha, të trazuara dhe potencialisht të sëmura, si dhe peshkaqenë, makineri të mëdha dhe anije në ujë./abcnews.al
#BREAKING: An unusual clustering of a pod of pilot whales has taken a heartbreaking turn, with around 70 of the mammals stranding themselves at Cheynes Beach.
More to come.#9News | WATCH LIVE 6pm pic.twitter.com/gL9xQiNt5u
— 9News Perth (@9NewsPerth) July 25, 2023