Me fillimin e pjesës së dytë, “pulëbardhat” e Brighton janë hedhur në sulm për të gjetur golat që mund të sjellin qoftë edhe 1 pikë në transfertën tejet të vështirë të Manchester City dhe duket se njëri prej golave ka ardhur.
Një kundërsulm i skuadrës së teknikut De Zerbi finalizohet më së miri nga “fantazisti” spanjoll, Ansu Fati, me këtë të fundit, që përfiton nga një rrëmujë e krijuar në zonën e “qytetarëve” për ta dërguar topin në rrjetën e portierit Ortega. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: