VIDEO/ Rrëmujë, birra dhe gjak: Brenda shtëpisë ku ndodhi vrasja në Kavajë

schedule12:33 - 10 Tetor, 2019

schedule 12:33 - 10 Tetor, 2019

Një person është vrarë me arme zjarri dhe një polic ka mbetur i plagosur pas një konflikti për një femër në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit në lagjen nr. dy të qytetit. Mësohet se efektivi i policisë Bledar Toçi ndodhej me tre persona të tjerë në shtëpinë e një gruaje me të cilën rezulton se kishte lidhje dashurie.

Në pamjet e siguruara nga operatori i ABC News, Adi Topi mund të shihni ambientet e brendshme të shtëpisë ku ndodhi ngjarja e rëndë:

Pak minuta më vonë ka mbërritur i armatosur Dritan Haxholli dhe efektivi Toçi i ka kërkuar llogari gruas pse e kishte ftuar personin në fjalë. Në këtë moment Haxholli e ka qëlluar me një plumb në qafe efektivin. Ky i fundit i është përgjigjur me katër plumba duke e lënë të vdekur Haxhollin. Viktima ndodhet në morg për t’ju nënshtruar ekspertizë mjeko-ligjore.  Ndërsa efektivi Toçi i cili është punonjës i burgut në Durrës është dërguar në spitalin e Kavajës në gjendje kritike për jetën.

Policia e Tiranës njoftoi se polici është arrestuar . Bashkë me të u vu në pranga edhe vëllai i tij . Mësohet se gjatë sherrit në banesë është goditur fizikisht edhe gruaja. I gjithë konflikti sipas policisë lokale ka ndodhur për motive xhelozie. Gjatë kohës kur ndodhi ngjarja në banesë ishin edhe tre fëmijët e Marsida Qatja. Ndërsa burri i saj ndodhet në burg në Gjermani. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!