VIDEO/ Rotacioni i Piolit dështon, Milan “ngec” në “San Siro” përballë Cremonese-s

schedule23:21 - 3 Maj, 2023

schedule 23:21 - 3 Maj, 2023

Ndryshe nga “kushërinjtë zikaltër”, “kuqezinjtë” e Milan nuk kanë mundur dot të fitojnë mbrëmjen e sotme në mitikun “San Siro” përballë një kundërshtari të lehtë si Cremonese, duke u ndalur kështu në barazimin 1 me 1, barazim ky i largon djemtë e Piolit nga zona Champions.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 11’-të falë golit të belgut Saelemaekers, mirëpo pas një rishikimi të aksionit nga arbitri me sistemin VAR, goli u anulluar pas një pozicioni jashtë loje të regjistruar nga lojtarët e Milan gjatë ndërtimit të golit, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin e bardhë 0 me 0.

Me nisjen e pjesës së dytë, “kuqezinjtë” vendas shtuan ofensivat sulmuese, mirëpo goli i parë “i vërtetë” i sfidës do të vinte nga kundërshtarët, me nigerianin David Okereke, i cili pasi stopon bukur një krosim nga mbrojtja driblon dyshen Thiaw-Kalulu dhe me një goditje potente në anën e majtë të portës çon topin në rrjetën e Maignan. Mirëpo, nuk përfundon me kaq pasi në minutën e 93’-të një goditje dënimi e pozicionuar shumë pranë zonës kthehet në gol nga Junior Messias, duke vulosur rezultatin zhgënjyes 1 me 1.

Falë këtij rezultati, “kuqezinjtë” e Milan tanimë ndodhen në vendin e 6-të në renditje, me 58 pikë, po aq sa Roma e Atalanta dhe vetëm 2 më pak se “kushërinjtë” e Inter dhe tashmë duhet të mendojë për sfidën e së shtunës ku kësaj radhe do të presë në “San Siro”, “shqiponjat” e Lazio në një përballje që mund të rezultojë decisive për të kualifikimin e Milan në Champions. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i David Okereke, 0-1:

Goli i Junior Messias, 1-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!