Odise Roshi, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka shënuar në ndeshjen që Akhmat Grozny po fiton me rezultatin 0-2 kundër Orenburg në transfertë. Skuadra çeçene kishte shënuar me penallti në pjesën e parë dhe fieraku ka realizuar golin e qetësisë.
Roshi ishte i saktë me një goditje të fortë brenda zonës, duke shënuar në minutën e 75-të. Për anësorin e krahut të djathtë ky është goli i tretë këtë sezon në kampionatin rus. Në këtë ndeshje mungon Bernard Berisha, i cili është i dëmtuar. /abcnews.al