Juventus arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, pasi mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 Romën. Të besuarit e Andrea Pirlos vazhdojnë të ngjiten në klasifikim dhe tashmë e shikojnë veten vetëm pesë pikë larg nga Interi kryesues.
Ajo që ra në sy ditën e djeshme ishte performanca e Cristiano Ronaldos. Portugezi, i cili festoi të premten 36-vjetorin e lindjes, ishte në një formë të shkëlqyer. Përveç golit të shënuar në minutën e 13-të, CR7 u bë protagonist dhe në një tjetër episode gjatë takimit.
Cristiano Ronaldo didn’t believe the referee when he said his shot didn’t go over the line ? pic.twitter.com/1KWDeJK3yF
— ESPN FC (@ESPNFC) February 6, 2021
Në minutën e 24-të, Morata kroson një top për Ronaldon në zonë, i cili e kontrollon shumë mirë dhe më pas godet drejt portës. Topi ndalet në traversë, por Cristiano beson se e kaloi vijën fatale. Madje ai i drejtohet edhe gjyqtarit Orsato dhe shkoi deri aty sa e kontrolloi vetë orën e tij. Thjesht fenomenal! /abcnews.al