Pavarësisht se përballë është një kundështar i lehtë si Islanda, përballja e sotme e “luzitanëve” portugezë është shumë e rëndësishme për këta të fundit, më konkretisht për më të mirin e historisë së tyre, Cristiano Ronaldo.
“Luziatni”, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka arritur të regjistrojë mbrëmjen e sotme, përballjen e 200-të me fanellën e Portugalisë, duke vendosur kështu edhe një rekord “Guiness”, si lojtari me më shumë paraqitje për një Kombëtare futbolli.
Gjatë “mini-ceremonisë”, Ronaldos iu dhurua fanella e tij e parë e veshur me Kombëtaren, në ndeshjen ndaj Kazakistanit në vitin 2003, e cila mbante sipër numrin 16, numër i përdorur nga Ronaldo para se të merrte numrin 17-të e më pas 7-tën e tij të preferuar pas largimit të “fantazistit” Luis Figo, nga kombëtarja. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: