VIDEO | Ronaldo nderon Juven, “skuqet” Kumbulla

schedule20:05 - 21 Shtator, 2019

schedule 20:05 - 21 Shtator, 2019

Juventusi rikthehet te fitorja pas dy barazimeve kundër Fiorentinës dhe Atletico Madrid. Sukses i rëndësishëm por aspak i thjeshtë për djemtë e Sarrit, të cilët mposhtën Veronën me rezultatin 2-1.

Cristiano Ronaldo vendosi sfidën me një penallti të shënuar në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa 45 minutat e parë u mbyllën në barazim 1-1.

Miguel Veloso befasoi të pranishmit në Allianz Stadium në minutën e 21-të. Goditje fantastike e mesfushorit portugez me topin që përfundoi pas shpinës së Buffon, për të cilin kjo ishte një ndeshje historike duke barazuar Paolo Maldinin me 902 ndeshje. Sinjali ishtë dhënë një minutë më parë, por Verona dështoi të shënonte nga pika e penalltisë dhe goditi dy herë rresht shtyllën.

10 minuta zgjati festa e ekipit veronez. Aaron Ramsey goditi bukur nga jashtë zonës, duke gjetur golin e parë si bardhezi. Ronaldo kaloi Juven në avantazh në pjesën e dytë, ndërsa miqtë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak.

Marash Kumbulla, i cili u aktivizua si titullar bashkë me Amir Rrahmanin, mori kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë dhe rrjedhimisht u largua me të kuqe nga loja. Ky trepikësh e ngjit Juventusin në vendin e parë për momentin me 10 pikë, ndërsa Verona mbetet në kuotën e 4 pikëve. /abcnews.al

Juventus – Verona 2-1
(Ramsey 31’, Ronaldo (pen) 49’ / Veloso 21’)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!