Pritej që gjithçka të mbyllej në barazim, në pjesën e parë, mes “Tulipanëve” të Feyenoord e “Verdhekuqve” të Roma-s, mirëpo vendasit holandezë kanë patur diçka tjetër në mendje, teksa kanë arritur të gjejnë avantazhin, në sekondat e fundit të lojës.
Një aksion fantastik i holandezëve është finalizuar më së miri nga braziliani, Igor Paixao, me 23-vjeçarin, i cili nuk ka gabuar përballë portierit Svilar, duke çuar në rrjetë, një asistim perfekt të Hartman. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al