Janë mbyllur 13 ndeshjet e orës 18:55 në Europa League, të vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve. Manchester United ka triumfuar 0-1 përballë Partizanit të Beogradit, falë një penalltie në fund të pjesës së parë, që u shndërrua në gol nga Martial. Edhe ekipi tjetër anglez, Wolverhampton, ka fituar me përmbysje në transfertë ndaj Bragas. Roman Saiss dhe Raul Jimenez i dhanë fitoren 1-2 ekipit të drejtuar nga Nuno Santo.
Roma është befasuar në fund nga ekipi gjerman, Borussia Monchengladbach. Zaniolo kaloi në avantazh romakët në minutën e 32-të, por Stindl me penallti barazoi gjithçka në sekondat e fundit. Qarabag dhe APOEL janë ndarë në barazim spektakolar 2-2, Gjithashtu në barazim, është mbyllur dhe sfida mes St. Ettiene dhe Oleksandrya. Sulmuesi Gabriel shënoi në të dyja portat, për të vendosur rezultatin final, 1-1.
Young Boys ka mposhtur 2-0 ekipin e Feynoord, në një ndeshje të zjarrtë. Ferencvaros ka befasuar ekipin e CSKA-së së Moskës, duke e mposhtur 0-1 në minutat e fundit. Edhe Braga ka marrë një fitore surprizë, në transfertë përballë Besiktas (1-2). Porto dhe Rangers janë ndarë në barazim 1-1.
Europa League, raundi 3 (18:55)
Roma – B. Monchengladbach 1-1
Zaniolo 32′ / Stindl 90′
AZ Alkmaar – Astana 6-0
Koopmeiners 39′ 83′, Boadu 43′, Stengs 77′, Sugawa 85′, Idrissi 90′
Basakshehir – Wolfsberger 1-0
Kahveci 78′
Besiktas – Braga 1-2
Nayir 71′ / Horta 38′, Edoardo 80′
CSKA – Ferencvaros 0-1
Varga 86′
Porto – Rangers 1-1
Diaz 36′ / Morelos 44′
Gent – Wolfsburg 1-2
Yaremchuk 41′ / Weghorst 3′, Victor 24′
Ludogorets – Espanyol 0-1
Campuzano 13′
Partizan – Man. United 0-1
Martial 43′
Qarabag – APOEL 2-2
Quintana 13′, Ailton 58′ / Medvedev (ag) 29′, Hallenius 45′
Bratislava – Wolves 1-2
Sporar 11′ / Saiss 58′, Jimenez 64′
St. Etienne – Oleksandrya 1-1
Gabriel 8 / Gabriel (ag) 14′
Young Boys – Feynoord 2-0
Assale 14′, Nsame 28′