VIDEO/ Roma “çmonton” hollandezët në “finalen e Tiranës”, “verdhekuqtë” peshkojnë “aspirinat” në gjysmë-finale

schedule23:46 - 20 Prill, 2023

schedule 23:46 - 20 Prill, 2023

Një mbrëmje magjike në “Stadio Olimpico”, teksa në çerek-finalet e Europa League Roma ka përmbysur gjithçka duke “çmontuar” me rezultatin 4 me 1, hollandezët e Feyenoord, në një “përsëritje” të “finales së Tiranës” vitin e shkuar, finale e fituar po nga “verdhekuqtë” me rezultatin minimal 1 me 0, pas golit të Nicolo Zaniolo.

Mirëpo, ndryshe nga finalja e vjetshme e Conference League, goli parë këtë herë erdhi në pjesën e dytë, ku pas një rrëmuje në zonën hollandeze, Leonardo Spinazzola mposht portierin Bijloë duke nisur “përmbysjen” e vendasve. Në minutën e 80’-të u duk se kualifikimi do të shkonte në favor të hollandezëve, me braziliani Igor Paixao që barazoi shifrat, por një super Paulo Dybala kalon një mbrojtës të Feyenoord, me një driblim fantastik dhe në minutën e 89’-të çon topin me një goditje potente në rrjetë, duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë.

Me nisjen e kohës shtesë loja foli e tëra “italisht”. Në minutën e 101’-të, pas një aksioni të idejuar sërish nga argjentinasi Paulo Dybala, “bomberi” anglez Tammy Abraham dërgon një top në zonë aty ku “faraoni” Stephan El-Shaarawy “zhyt” topin në rrjetën e boshatisur dhe vetëm 8 minuta më vonë Tammy Abraham shërben sërish një tejtër pasim fantastik, kësaj here për kapitenin Lorenzo Pellegrini, i cili nuk gabon dhe e çon rezultatin në 4 me 1.

Me këtë fitore, Roma siguron një tjetër gjysmë-finale evropiane, teksa kësaj herë do të përballet me “aspirinat” e Bayer Leverkusen, në një përballje që nuk premton asgjë më pak se golat dhe spektakli i garantuar. /i.m /abcnews.al. 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Leoanardo Spinazzola, 1-0:

Goli i Igor Paixao, 1-1:

Goli i Paulo Dyabala, 2-1:

Goli i Stephan El-Shaarawy, 3-1:

Goli i Lorenzo Pellegrini, 4-1:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!