Vrasja e Ardian Nikulajt u bë në mes të fushatës. Sali Berisha që e ka zakon që për çdo gjë akuzon socialistët, drejtoi gishtin te kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.
Por duket se është përgënjeshtruar nga vrasësit. Në një video të siguruar nga ABC News, shihet që portugezi merr dhe leksione politike në shqip, por ndryshe nga ato që thotë Berisha, atë e mësojnë të thotë komplimenta të veçantë për Edi Ramën. Duke ju kërkuar ndjesë parapraikisht, ju ftojmë ta ndiqni videon të pacensuruar.
Në një video të siguruar nga ABC News shihet shtetasi portugez që ekzekutoi Nikulajn, Ruben Saraiva teksa bën video selfi me banorët e zonës në qytetin e Shkodrës ku ka qëndruar për disa ditë me qera para vrasjes.
Ai duket teksa qëndoron nën shoqërinë e disa banorëve madje mëson edhe të shara në gjuhën shqipe. Saraiva vazhdone ende të jetë në kërkim bashkë me shtetasin anglez Harry Simpson të vetmit që i kanë shpëtuar arrestimit. Nga ana tjetër detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj. Hetuesit kanë zbuluar nga kamerat e sigurisë në hotelin në pronësi të Nikulajt se shtetasi anglez Harry Simson shihet teksa luan bilardo me nipin e Nikulajt dhe në momentin e të shtënave largohet me shpejtësi.
Për të verifikuar të gjithë personat e dyshuar, hetuesit gjurmuan edhe lëvizjet e Simson ku shihet se menjëherë pas ngjarjes ai udhëton drej aeroportit të Rinasit ku qëndron për 6 orë në pritje për të shkuar drejt Anglisë. Po kështu nga analizimi i kamerave të sigurisë zbulohet edhe momenti kur ai mbërrin nga Anglia në Aeroportin Nënë Tereëza atje ku pritet nga Edmond Haxhia dhe të ty bashkë largohen me të njëjtin automjet të marrë me qera nga Haxhia.
Në prangat e policisë angleze përfundoi Edmond Haxhia si dhe tre shtetasit anglezë, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgerman të shpallur në kërkim si autorët e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj dhe po punohet për ekstradimin e tyre.