Një moment para se të nis një ndeshje futbolli mes ekipeve të kolegjit të Tenesit dhe Kentakit në SHBA është bërë viral në 24 orët e fundit.
Një nga rojet e sigurimit të stadiumit, ka dal përpara grupit të tifozëve dhe ka refuzuar të largohet pavarësisht se ia kanë kërkuar.
Siç doli, megjithatë, “incidenti” ishte një komplot i sajuar nga trajneri i tifozëve dhe “roja e sigurisë” ishte një balerin profesionist. Sipas mediave amerikane “roja e sigurisë” është Michael Galyean, i cili është punonjës i kompanisë BOSS Dance.
The only thing this “security guard” is busting is moves! pic.twitter.com/uAreD2WCQM
— USA TODAY (@USATODAY) November 1, 2022
Ai tregoi se pasi pranoi propozimin nga trajneri i tifozëve, duhej të punonte rregullisht si roje sigurie derisa të vinte koha për të treguar aftësitë e tij në kërcim. Sakaq, balerini rrëfeu se ishte ëndrra e tij të kërcente në atë stadium të veçantë, i cili ishte i mbushur plot me spektatorë./abcnews.al