Endri Vrapi vite më parë binte në sy në Superiore për rivëniet anësore, por kurrsesi nuk mund ta krahasohet me Nader Mohamedy.
Mbrojtësi, i cili luan në Iran, i ka habitur të gjithë gjatë një rivënie anësore nga mesi i fushës, duke e çuar topin drejt e te portieri kundërshtar.
Pas një saltoje, ai e ka hedhur topin me dorë me sa fuqi kishte. Rreth 50 metra dhe me gjasa Nader nuk ka asnjë rival në botën e futbollit për këtë. /abcnews.al