VIDEO/ Rivali e goditi me top, ylli i bejsbollit përfundon në spital

schedule17:18 - 21 Gusht, 2020

schedule 17:18 - 21 Gusht, 2020

Ylli i bejsbollit, Jose Alvarez, ka përfunduar në spital pas një goditje që mori në trup. Lojtari i Philadelphia Phillies u godit nga një top me shpejtësi të frikshme, plot 105 km në orë.

31-vjeçari ra menjëherë në tokë dhe u dërgua në spitalin më të afërt. Pasi u përmend, lojtari nga Venezuela rrëfeu tmerrin që përjetoi në fushë.

“Është shumë e vështirë për ta përshkruar atë që ndodhi. Falënderoj Zotin që tani jam më mirë. Çdo gjë shkoi shumë mirë në spital. Shpresoj të rikthehem brenda pak ditëve,” deklaroi Alvarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!