Pjesa e parë e duelit të Champions League, Real Madrid-Shakhtar Donetsk u mbyll me rezultatin befasues 0-3! Shifra të papranueshme për djemtë e Zinedine Zidane, të cilët e kanë nisur shumë mirë fraksionin e dytë të sfidës.
Luca Modric dhuroi spektakël në minutën e 54-t. Dy driblime dhe një “predhë” që la të shtangur në vend portierin ukrainas. Pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë i “Los Blancos”.
Presingu lart dha efekt pozitiv dhe Vinicius Junior, i cili kishte pak sekonda që ishte futur në fushë, dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë, duke dërguar rezultatin në 2-3. /abcnews.al