Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rinasi nën masa të rrepta sigurie, publikohet momenti i plotë i ekstradimit të Durim Bamit

schedule20:45 - 26 Shkurt, 2026

schedule 20:45 - 26 Shkurt, 2026

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e plota të ekstradimit nga Dubai, në Shqipëri, të të shumëkërkuarit të drejtësisë Durim Bami.

Në Aeroportin e Rinasit, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve.

47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15 maj 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.



Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe tashmë  i është dorëzuar autoriteteve shqiptare. Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!