VIDEO/ Rikthehet Rey Manaj, “bomberi” lushnjar realizon tripletën në 36 minuta

schedule15:26 - 2 Nëntor, 2023

schedule 15:26 - 2 Nëntor, 2023

Kalimi te skuadra e Sivasspor, në elitën e futbollit turk, duket t’i ketë bërë mjaft mirë “bomberit” lushnja, Rey Manaj, i cili më në fund është rikthyer te shënimi i golave, ndeshje pas ndeshje.

Pasi arriti të gjente rrugën e rrjetës, 2 herë në 3 përballjet e fundit në kampionat, Manaj ka surprizuar mesditën e kësaj të enjteje, duke arritur të tund plot 3 herë rrjetën, në vetëm 36 minuta, në përballjen e vlefshme për Kupën e Turqisë, ndaj Hopaspor

Goli i parë i lushnjarit erdhi që në minutën e 6’, ku me një goditje të bukur me të djathtën mposhti portierin e miqve, por nuk mbaroi me kaq, pasi 26-vjeçari arriti të shënonte edhe 2 herë të tjera, në minutën e 35’-të e më pas në të 42’-tën, duke “vulosur” kështu fitoren e të tijve.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Manaj ka zhvilluar plot 8 ndeshje në Superligën turke, me skuadrën e Sivasspor, ku ka arritur të shënojë 2 gola, si dhe 1 ndeshje në Kupë, ku realizoi tripletën  personale. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i parë:

Goli i dytë:

Goli i tretë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!