La Liga spanjolle rifilloi me derbin e Andaluzisë mes Sevilla dhe Betis. Djemtë e Lopeteguit shënuan dy herë brenda gjashtë minutave në pjesën e dytë dhe siguruan tre pikë shumë të rëndësishme.
U desh një penallti që të zhbllokohej sfida dhe argjentinasi Ocampos nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 56-të. Vendasit nuk u ndalën dhe vulosën fitoren pas gjashtë minutave. Braziliani Fernando shënoi me kokë dhe përballje mori fund.
Ky sukses e ngjit Sevillan përkohësisht në vend të tretë me 50 pikë, tetë më pak se Barcelona kryesuese. Betis mbetet në mesin e tabelës dhe renditet në vend të 12-të me 33 pikë. /abcnews.al