Pas pësimit të dy golave të shpejtë, nga “fantazisti” brazilian, Vincius Junior, “Katalanasit” e Barcelona janë hedhur menjëherë në sulm për të rihapur sfidën, teksa kanë gjetur golin e parë, në këtë finale të Superkupës.
Nga një rrëmujë në hyrje të zonës së “Galaktikëve”, topi përfundon në këmbët e “bomberit” polak, Robert Lewandowski, me këtë të fundit, i cili lëshon një predhë nga një distancë jo e afërt, duke ndëshkuar portierin Lunin. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: