Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjes dhe të fundit të raundit të 4-t të fazës së grupeve të UEFA Champions League, ku në grupin B, favoritët për të fituar PSV e Arsenal nuk kanë zhgënjyer duke arritur të sigurojnë nga 3 pikë.
Kështu, në “Emirates Stadium”, “Topçinjtë” e Mikel Arteta kanë mundur me rezultatin e pastër, 2 me 0, “andaluzianët” e Sevilla, për të siguruar 3 pikët e radhës në këtë fazë të turneut. Golat e Trossard e Saka, në minutat 29’ e 64’ mjaftuan që londinezët të shkojnë “një hap” më pranë kualifikimit për në fazën e ardhshme të kompeticionit.
Në krahun tjetër, në “Philips Stadion”, vendasit e PSV Eindhoven mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Lens, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi në minutën e 12’-të të përballjes, nga “bomberi” holandez, Luuk de Jong, duke siguruar kështu fitoren e parë të fazës së grupeve.
Falë këtyre rezultateve, Arsenal ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe momentalisht ruan fort pozitat në vendin e parë të grupit B. Pas “Topçinjve” vijnë holandezët e PSV, me 5 pikë, po aq sa Lens i vendit të 3-të, ndërsa në vendin e fundit të grupit mbeten “andaluzianët” e Sevilla, me vetëm 2 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Arsenal – Sevilla
Goli i Leandro Trossard, 1-0:
Goli i Bukayo Saka, 2-0:
PSV 1 – 0 Lens