Mërzitje e madhe dhe shkatërrim nervash te Fiorentina. Ekipi nga Firence u mposht 1-2 në shtëpi nga Lazio mbrëmjen e kaluar, në një ndeshje ku nuk e meritonin të dilnin pa pikë.
Pretendimet ndaj arbitrave ishin të mëdha, teksa Franck Ribery e ka tepruar në fund të ndeshjes. 36-vjeçari u kap me një nga anësorët dhe veprimet e tij dallohen lehtësisht në videon e mëposhtme.
Ribery nuk e kursen shtyrjet kundrejt arbitrit anësor dhe tani rrezikon pezullimin. Anësori ofensiv e humbi qetësinë që në momentin kur Montella vendosi ta zëvendësonte me Kevin Prince Boateng.
Humbja e fundit ka trazuar ambientin e Fiorentinës dhe situata mund të përkeqësohet me dënimin e Ribery, i cili pritet të dënohet me katër ndeshje pezullim. /abcnews.al
Oh dear…. Ribery what are you thinking?#FiorentinaLazio pic.twitter.com/hjYorg6SOv
— Val Migliaccio (@Val61) October 27, 2019