DROPULL- Është rindezur sërish vatra e zjarrit që një ditë më parë përfshiu kodrat në fshatin Kakodhiq.
Megjithatë këtë të mërkurë zjarri është përhapur sërish duke u kthyer në një problem sidomos edhe për shkak të erës së fortë që ndihmon në përhapjen e flakëve.
Zjarri po përhapet vrullshëm në malin e zonës Muzinë, Pecë dhe Kakodhiq.
Banesat për momentin nuk janë të rrezikuara.
/abcnews.al/